Xherdan Shaqiri ka lënë të kuptohet se ai mund të kërkojë një largim nga Liverpool, derisa ka kërkuar zgjidhje për mungesën e minutazhit.

Zvicerani mbërriti në Anfield në verën e vitit 2018 duke e ditur se ai do përballet me konkurrencë të madhe për vendin e startuesit.

Fillimisht dukej se ai kishte arritur të përshtatej me sistemin e Jurgen Klopp, përcjell lajmi.net.

27-vjeçari enigmatik i tha Langenthaler Tagblatt për gjendjen e tij aktuale: “Jam i zhgënjyer që nuk luaja më”.

”Askujt nuk i pëlqen të ulet në stol”.

“Është e qartë se unë dua më shumë kohë. Më duhet të shikoj situatën dhe të gjej një zgjidhje”, tha Shaqiri.

Futbollisti nga Zhegra bëri 30 paraqitje sezonin e kaluar në të gjitha kompeticionet, duke startuar vetëm 11 ndeshje në Premierligë.

Previous Next