Man City dhe Tottenham u ndanë në “paqe” duke barazuar 2:2 në xhiron e dytë të Premierligës.

City patën dy herë avantazhin por nuk arritën ta ruanin, ndërsa në fund VAR-i anuloi golin e fitores për City pasi fillimisht kishte pasur kontakt me dorë duke e përsëritur të njëjtën histori si ajo në qerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ajo çfarë bie në sy tjetër është Bernardo Silva i cili “turpëroi” tre lojtarë të Tottenhamit të cilët nuk arrinin kurrsesi t’ia merrnin topin.

Previous Next