Florent Muslija ka shënuar një gol të bukur për Hannoverin, në fitoren 0-3 në udhëtim te Wehen.

Ylli i ri i Kosovës ka gjetur rrjetën për herë të parë në sezonin e ri, në nivelin e dytë gjerman.

Muslija ia doli të shënonte në minutën e 56’, pas një kundërsulmi të shpejtë të Hannover.

Kujtojmë se Florent Muslija ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, dhe në shtator do të grumbullohet nga trajneri Bernard Challandes.

Previous Next