Antoine Griezmann të premten në mbrëmje ka bërë debutimin zyrtar për Barcelonën në La Liga.

Debutimi i francezit nuk ishte më i miri, pasi Barcelona u mund 1:0 nga Athltico Bilbao në ‘San Memes’.

Griezmann në këtë ndeshje luajti për 90 minuta, dhe në fanellë barti numrin 17, të cilin e ka zgjedhur pas transferimin te Barcelona.

Por, siç raporton Mundo Deportivo, ylli francez tash e tutje do të marr numrin e tij të preferuar.

28 vjeçari, pas largimit të Philippe Coutinhos te Bayern Munich, do të marr fanellën me numër 7, që mbahej nga braziliani.

Fanellën me numër 7, Griezmann ka mbajtur edhe te Atletico Madrid, e po ashtu e mban edhe te Kombëtarja e Francës.

Previous Next