Cristiano Ronaldo pranoi që djali i tij Cristiano Jr ishte i tronditur kur i tregoi atij kushtet ku ai jetonte si i ri.  Superylli i Juventusit, 34 vjeç, la shtëpinë e tij në Madeira në moshën 12 vjeç për të ndjekur ambiciet e tij për t’u bërë një futbollist profesionist.  Dhe Ronaldo arriti në Lisbonë dhe jetoi me mikun e tij më të mirë, Miguel Paixao, transmeton lajmi.net.  Ish-ylli i Manchester United dhe Real Madrid vendosi të marrë Cristiano Jr, nëntë vjeç, për të vizituar përsëri zonën ku ai kishte jetuar.  Ronaldo i tha kanalit Portugez TVI: “Unë isha aq i ngazëllyer që ai të shihte se ku u rrita”.  “Ai tashmë e njihte Madeiran dhe vendbanimin e Marques de Pombal”.  “Unë shkova me Paixao dhe djalin tim dhe hymë në dhomën ku kisha qëndruar”.  “Djali im u kthye tek unë dhe tha: “Babi, a ke jetuar këtu?” Ai nuk mund ta besonte”.  “Ata mendojnë se gjithçka është e lehtë në këtë botë. Cilësia e jetës, shtëpitë, makinat, rrobat”.  ”Unë dua ta mësoj djalin tim se talenti nuk është i mjaftueshëm. Duhet punë dhe dedikim të madh”, deklaroi portugezi.  
Previous Next