Maurizio Sarri do t'i mungojë Juventusit në xhirot e para në Serie A. Maurizio Sarri ka probleme shëndetsore. Trajneri i Juventusit ka një problem me mushkëri dhe ka filluar trajtimin mjekësor. Por, mediat italiane raportojnë se Sarri do të mungojë në ndeshjen e xhiros së parë ndaj Parmës derisa rrezikon të mos jetë edhe në bankinë për ballafaqimin ndaj Napolit, transmeton lajmi.net.
Sarri nuk e drejtoi Juventusin në miqësoren e fundit ndaj Triestinës.
Por, rreziku është që ai të mos jetë me skuadrën as në dy javët e para të sezonit të ri në Serie A.
Previous Next