Sot do të dalin në shitje biletat e ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, Kosovë – Çeki.

Takimi zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Çmimet e biletave pritet të jenë të njëjta me të ndeshjeve të kaluara.

Bileta më e lirë, ajo në Veri dhe Jug, do të jetë 5 Euro, në Lindje do të jenë 10 dhe 15 Euro, ndërsa në Perëndim 15 dhe 20 Euro.

Bileta më e shtrenjtë është ajo VIP, që kushton 80 Euro.

Previous Next