David Luiz është larguar nga Chelsea duke bërë një veprim të papritur, për t’iu bashkuar Arsenalit.

Braziliani arriti në Chelsea në vitin 2011, dhe pas tri vitesh u transferua te PSG, për t’u kthyer në ‘Stamford Bridge’ në vitin 2016.

Disa muaj më parë, Luiz nënshkroi kontratë të re me Chelsea, dhe u mundua se ai do të qëndronte te ‘Blutë’.

“Duke biseduar me Frank Lampard, erdha në përfundim se ai kishte një plan ndryshe për këtë vit. Ne biseduam mjaft sinqerisht dhe ai e bëri të qartë se kishte ide ndryshe në krahasim me të mijat”, ka deklaruar Luiz, duke sqaruar arsyen e largimit nga Chelsea, përcjell lajmi.net.

“Kështu që pata mundësinë të marrë një ofertë nga Arsenal, i cili është një klub i shkëlqyer”.

Previous Next