Zhvillime tejet të rëndësishme nga Franca, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo foli pas fitores në fushën e Metz, ku ai ishte i pranishëm, bashkë me presidentin Nasser Al-Khealifi.

Drejtori brazilian u ndal të flasë për çështjen “Neymar” dhe transferimin te Barcelona, ku theksoi se asnjë ofertë nuk ka ardhur për të dhe në deri në këto momente nuk ka asnjë marrëveshje.

“Ne e kemi thënë gjithmonë se nëse do vinte një ofertë e duhur, Neymar do të largohej, por një ofertë e tillë nuk erdhi. Barcelona? Ata gjithmonë e kanë ditur atë që duam ne. Oferta e tyre e parë e shkruar erdhi më 27 gusht. Më pas nuk kemi patur asnjë ofertë tjetër të shkruar dhe nuk kemi asnjë marrëveshje të shkruar me Barcelonën. Sot, nuk ka asnjë marrëveshje. Kjo është situata aktuale”, tha Leonardo.

Ai u ndal të flasë edhe për situatën e Alphonse Areola, i cili nuk luajti në ndeshjen e sotme dhe braziliani zbuloi se ka qenë dëshira e portierit për të mos luajtur.

“Areola nuk e ka ndjerë veten gati për të luajtur, sepse është duke negociuar me një klub tjetër. Isha pak i surprizuar, por ne e respektojmë zgjedhjen e tij”, përfundoi Leonardo.

Previous Next