Interi duket se do të vazhdojë të bëjë “pazar” te Manchester United. Pasi mori Romelu Lukakun nga “Djajtë e Kuq”, tashmë në “pole” për t’iu bashkuar zikaltërve është një tjetër sulmues i spikatur, por që në “Old Trafford” nuk ka treguar thuajse asgjë nga vetvetja, pale më të ketë justifikuar pagën marramendëse që merr. Fjala është për kilenin Alexis Sanchez, që është bërë dalje nga planet e trajnerit Solskjaer.

Megjithatë, ai pëlqehet shumë nga Antonio Conte, që ka kërkuar nga klubi ta sjellë në “San Siro”. Për Sanchez do të ishte një kthim në Serie A, sepse ka luajtur edhe më herët aty, me fanellën e Sampdoria.

Nëse sulmuesi në fjalë mbërrin tek Interi, ky do të ishte formacioni titullar (sezoni 2019-2020), të cilin do të përdorte Conte, sipas “Corriere dello Sport”: Handanovic – Godin, De Vrij, Skriniar, Lazaro – Barella, Brozovic, Sensi, Biraghi – Lukaku, Sanchez.

Previous Next