Chelsea ka shënuar fitoren e parë në Premierligë, në sezonin 2019/2020.
Skuadra e Frank Lampard ka mposhtur në udhëtim Norwich Cityn, me rezultat 2:3, në një ndeshje dramatike dhe shumë interesante.
Fillimi i ndeshjes ishte me intensitet të lartë, duke u shënuar katër gola vetëm brenda 31 minutave të parë të ndeshjes.
Tammy Abraham në minutën e 3’, kaloi Chelsean në epërsi 0-1, ndërsa në minutën e 6’, Todd Cantwell, barazoi në 1:1.
Në minutën e 17’, Mason Mount riktheu epërsinë e Chelseas, para se Teemu Pukki të barazonte në 2:2, në minutën e 31’.
Golin vendimtar dhe të fitores për Chelsea, e shënoi Tammy Abraham, në minutën e 68’.
Kjo është fitorja e parë për Chelsea këtë sezon, pas barazimit me Leicester City dhe humbjes me Manchester United.