Paulo Dybala ka shënuar një nga golat më të bukur në karrierë pa asnjë dyshim.

Dybala, i cili ishte i lidhur me një largim nga ‘Bardhezinjët’, realizoi një gol të bukur në miqësoren e zhvilluar ndaj Triestinës, skuadër nga Serie C.

Ky ishte edhe testi i fundit i fituar minimalisht për ekipin e Maurizio Sarrit para startit të sezonit të ri.

Ndoshta ishte vetëm një miqësore, por ylli argjentinas realizoi një super gol që do mbahet mend gjatë.

Previous Next