Paris Saint Germian ka shijuar humbjen e parë në Ligue 1. Kampionët e sezonit të kaluar janë mposhtur 2:1 nga Rennes, në ndeshjen e xhiros së dytë. Edinson Cavani në minutën e 36’, kaloi PSG-në në epërsi, 0-1. Në fund të pjesës së parë, vendasit barazuan rezultatin kur shënuan me anë të Mbaye Niang. Me të filluar pjesa e dytë, Romain Del Castillo shënoi për të përmbysur rezultatin në 2:1, për fitoren e Rennes. Edhe në këtë ndeshje për PSG nuk është paraqitur Neymar.
Previous Next