Franck Ribery nuk është dorëzuar dhe do të vazhdojë të luajë futboll. Sulmuesi u largua nga Bayern Munchen në fund të sezonit të kaluar dhe nuk ka firmosur ende për një ekip të ri.

Ai ka refuzuar pistën e Rusisë, Iranit dhe Holandës, ndërsa së fundmi bisedimet kanë avancuar me Fiorentinën. Skuadra italiane ka shfaqur interes për të, ndërsa Sky Sport raporton se marrëveshja është shumë afër.

36-vjeçari mund të provojë aventurën e tij të fundit me ekipin vjolë. Fiorentina ka ndryshuar presidencë dhe po bën investime të goditura në merkato. Italianët duan të rikthejnë kohët e arta dhe afrimi i Riberysë mund t'i ndihmojë te kjo pjesë.

Previous Next