Bayern Munich është rikthyer te fitorja, pas barazimit të befasishëm ndaj Hertha Berlin javën e kaluar.

‘Bavarezët’ kanë mposhtur bindshëm 3-0 Schalken si mysafir.

Het-triku i Robert Lewandowskit vulosi gjithçka në këtë sfidë.

Polaku shënoi në minutat 20’ 50’ dhe 75’, duke konfirmuar se është ende në formë.

Ekipi i Niko Kovac pas dy ndeshjeve tubon katër pikë.

Previous Next