Nëse paratë nuk mund të blejnë dot lumturinë, me siguri që të ndihmojnë për të fituar kupa e kampionate.

Një klasifikim i publikuar së fundmi nga portari i specializuar “transfermarkt”, tregon vlerën e klubeve sipas çmimeve të kartonëve të lojtarëve.

Vendin e parë, e mban Manchester City, me një vlerë prej 1.27 miliard eurosh. Financat e Mansur Bin Zajed janë të rëndësishme, por vlera e “qytetarëve” sigurisht që është rritur edhe falë punës së Guardiolës me lojtarët dhe ekipin në përgjithësi. Rasti ideal do ishte ai i Kevin De Bruyne. Belgu u ble në 2015 prej Wolfsburgut për 76 milionë euro, ndërsa sot vlen rreth 130, pothuajse dyfish.

Vendin e dytë e mban Barcelona, me një diferencë fare të vogël. Skuadra e katalanasve vlen 1.26 miliardë euro, ndërsa në poshtë, Reali i Madridit, me një vlerë prej 1.18 miliardë eurosh.

Vendi i katërt dhe i pestë i përket dy finalisteve në Champions-in e sezonit që lamë pas. Liverpooli dhe Tottenhami, vlejnë përkatësisht 1.07 miliard euro, dhe “Spërsta” plot 984.5 milionë euro.

984 milionë euro, është gjithashtu edhe vlera e PSG, ndërsa për të parë ekipin e parë italian, duhet të shkojmë në vendin e shtatë, ku vlera e skuadrës së Juventusit përllogaritet në 869 milionë euro. Më poshtë, ndjekin Chelsea, Atletico Madridbdhe Bayern Munich.

Interesant është fakti se ekipi tjetër italian që vjen pas Juves, është Napoli, në vendin e 14-të, me një vlerë lojtarësh prej 620 milionë euro, duke lënë pas kështu Interin në vendin e 15-të, me 600.9 milionë euro, si dhe Milanin në vendin e 18-të, me 507.5 milionë.
Previous Next