Mbrojtësi i skuadrës së United, sot dhe zyrtarisht ka arritur të firmos marrëveshjen me klubin romak.

Pra Roma ishte e interesuar prej kohësh për mbrojtësin, por që Man United nuk e dha dritën e gjelbër për të.

Kështu Smalling mori fanellën me numër 6 në Romë, dhe pas fotografimit zyrtar, ai foli edhe për media.

“Kishte thashetheme jo shumë kohë më parë, dhe kjo më interesoi – por kurrë nuk jeni shumë të sigurt nëse është e vërtetë apo jo. Pastaj, pasi dëgjova se ishte konkrete, doja të flisja dhe ta përfundoja shumë shpejt.

“Unë mendoj se prania e Kolarov dhe Dzeko ishte padyshim një faktor që me shtyri t’i bashkohem Romës, duke e ditur se ata janë lojtarë me përvojë me ato që kanë arritur si në Premierligë po ashtu dhe këtu në Serie A”, tha Smalling mes tjerash.

Previous Next