Vedat Muriqi i pandalshëm, tjetër gol me Fenerbahcen 🔥


Sulmuesi i Kombëtarës së Kosovës, Vedat Muriqi vazhdon të tregojë vlerat e tij në kampionatin turk.

Muriqi ka shënuar në derbin që skuadra e tij Fenerbahce po e luan si mysafir i Basaksehir në minutën e 77′.

25-vjeçari realizoi pas një krosimi të bukur nga bashkëlojtari i tij, Cigerci.

Ky ishte goli i dytë i Muriqit në dy ndeshjet e para me gjigantin turk.

Posti paraprak Posti tjetër

Recent Posts

Facebook