Fenerbahce ka shënuar fitore të thellë 5:0 në ndeshjen e javës së parë, duke e mundur Gaziantepin në shtëpi të hënën në mbrëmje.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Şükrü Saracoğlu’, u dominua në tërësi nga vendasit, për të cilët u paraqit edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Madje Muriqi pati një performance të jashtëzakonshme, duke shënuar në debutim.

Djaloshi nga Prizreni gjeti rrjetën e mysafirëve në minutën e 17’, për të çuar epërsinë në 2:0 të Fenerbahçes.

Victor Moses, Emre Belozoglu, Dirar dhe Ozdogan, ishin golashënuesit e tjerë në këtë fitore të Fenerit.

Previous Next