Futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka i cili mungoi në sfidën e fundit të Arsenalit që e fitoi ndaj Burnleyt për shkak të lëndimit, tashmë gjithçka ka kaluar dhe është gati për ndeshjen e radhës.

Xhaka përmes “Insagramit” ka njoftuar se është gati dhe se e ka kaluar lëndimin. Ai pritet të jetë në fushë në derbin e madh që Arsenal e zhvillon ndaj Liverpoolit të dielën.

Padyshim rikthimi i Xhakës është një lajm i mirë për trajnerin Unay Emery i cili tashmë e ka konfirmuar si kapiten të skuadrës.

Previous Next