Përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës, Vlladimir Petkoviq, ka shpallur listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Zvicra është në grupin D, së bashku me Irlandën, Danimarkën, Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin.


Përderisa sfida e parë me 5 shtator (në orën 20.45) në Dublin do të jetë më e vështirë kundër Republikës së Irlandës, ajo si vendas me 8 shtator (në Sion) është shumë e lehtë, ku do të përballen (18.00) me Gjibraltarin.

Zvicra e ka mungesĂ« yllin nga Kosova, Xherdan Shaqirin, anĂ«tar i Liverpoolit. ‘Goal’ raporton se Shaqiri ka refuzuar ftesĂ«n e kombĂ«tares, me arsyetimin pĂ«r t'u fokusuar tek Liverpooli. Mungesa e Shaqirit do tĂ« jetĂ« mungesĂ« e madhe, sidomos pĂ«r sfidĂ«n e zorshme nĂ« Dublin. Petkoviq ka ftuar tre shqiptarĂ«, mesfushorin ofensivĂ« Granit XhakĂ«n qĂ« luan pĂ«r Arsenalin dhe sulmuesit Admir Mehmedi nĂ« Wolfsburg tĂ« GjermanisĂ« dhe Albian Ajeti nĂ« West Ham tĂ« AnglisĂ«.

Petkoviq ka ftuar lojtarĂ«t mĂ« tĂ« mirĂ« dhe me synime pĂ«r t’i marr gjashtĂ« pikĂ« nga kĂ«to ndeshje, qĂ« tĂ« janĂ« sa mĂ« mirĂ« nĂ« renditjen e grupit. Irlanda e kryeson grupin me 10 pikĂ«, por ka dy ndeshje mĂ« shumĂ« se Zvicra nĂ« vend tĂ« tretĂ«, kurse Danimarka Ă«shtĂ« nĂ« pozitĂ«n e dytĂ« me 5 pikĂ« me njĂ« ndeshje me pak se lideri dhe njĂ« mĂ« shumĂ« se Zvicra.

Duhet theksuar se bastet e favorizojnë Zvicrën për në duel me Irlandën ku koeficienti sillet 2.10 për fitoren, për barazim 3.10 dhe 3.75 për triumfin e irlandezëve.


Lista e lojtarëve

Portierë: Yvon Mvogo (Leipzig), Jonas Omlin (Basel), Yann Sommer (Mönchengladbach); mbrojtës: Manuel Akanji (Dortmund), Loris Benito (Bordeaux), Eray Cömert (Basel), Nico Elvedi (Mönchengladbach), Kevin Mbabu (Wolfsburg), François Moubandje (Dinamo Zagreb), Ricardo Rodriguez (Milan), Fabian SchÀr (Newcastle), Silvan Widmer (Basel); mesfushorë-sulmuesit: Albian Ajeti (West Ham), Breel Embolo (Mönchengladbach), Christian Fassnacht (YB), Edimilson Fernandes (Mainz), Remo Freuler (Bergamo), Mario Gavranovic (Zagreb), Admir Mehmedi (Wolfsburg), Haris Seferoviq (Benfica), Renato Steffen (Wolfsburg), Granit Xhaka (Arsenal), Denis Zakaria (Mönchengladbach).







Previous Next