Pasi filluan negociatat të premten, tani janë orët e fundit të arritjes së marrëveshjes. Mario Mandzukic pritet të lërë Juventusin dhe të transferohet në Katar.
Kroati mbeti jashtë listës së Champions-it dhe planeve të trajnerit Sarri, ndaj duhet të gjejë një rrugëdalje për vijimin e karrierës.
Siç raportohet nga “Corriere di Torino”, në të vërtetë, negociatat kanë filluar me seriozitet, teksa një takim i gjatë është zhvilluar edhe të dielën në mbrëmje midis përfaqësuesve të Mandzukic dhe drejtuesve të Juves.


Previous Next