Milan ka thelluar problemet e veta, duke pësuar humbjen e dytë radhazi dhe të tretën pas pesë ndeshjeve në Serie A.

‘Rossonerët’ u mposhtën 2-1 në udhëtim te Torino, pavarësisht se ishin në avantazh gjatë pjesës së parë.


Ekipi i Giampolos kaloi në epërsi qysh në minutën 18′ me golin e Krzysytof Piatek nga penalltia.

Por gjysma e dytë solli tjetër fytyrë të ndeshjes, ku vendasit arritën përmbysje të madhe.

Heroi i torinezëve ishte padyshim sulmuesi Andrea Belotti (72′ 76′) që shënoi dy herë në portën e Donnarummas, dhe i siguroi tre pikë skuadrës së tij.

Pas pesë ndeshjeve, Torino tubon 9 pikë kurse Milan vetëm 6 sosh.

Previous Next