Neymar ka përjetuar një pritje aspak të mirë nga tifozët e PSG në ndeshjen e tij të parë këtë edicion, pas ngjarjeve që ndodhën në merkato.
Lojtari në fund shënoi golin e fitores, kurse pas ndeshjes deklaroi se nuk pret përkrahje gjatë sezonit.
“I kuptoj tifozët dhe unë e di se do të jetë e vështirë për ta” ka thënë fillimisht Neymar, transmeton lajmi.net.
“Por që tani, unë jam lojtar i PSG. Jam mësuar të vërshëllehem. Kësaj radhe, do të luaj secilën ndeshje si mysafir” ka thënë braziliani.
PSG shënoi fitore minimale kundër Strasbourg, fal golit të Neymar në minutën e 92