Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Virgil van Dijk përbëjnë listën për çmimin e Futbollstit më të mirë në ‘Fifa Best Awards’ – por kush duhet ta fitojë atë?

Favorit mbetet emri i Virgil Van Dijk – mbrojtësi i cili do bëhej vetëm lojtari i dytë që do thyente dominimin Ronaldo-Messi pas Luka Modric.


Holandezi ka fituar Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, duke vendosur edhe një rekord 64 ndeshje pa u dribluar, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, ylli portugez fitoi Serie A me Juventusin kurse argjentinas fitoi La Ligën me Barcelonën.

Gjithçka duket të jetë e vendosur dhe ceremonia do të jetë vetëm çështje formale.

Virgil Van Dijk do shpallet futbollisti më i mirë në botë nga FIFA, por megjithatë jo gjithmonë mund të jenë burimet e sakta.

‘FIFA Best Awards’ mbahet sot nga ora 20:30 në Milano.

Previous Next