Barcelona pasditen e së premtes do të udhëtojë drejt Madridit, për t’u përballur të shtunën me Getafen në La LIGA.

Skuadra e Ernesto Valverde ndodhet para një testi të vështirë, shkaku i mungesave të mëdha.


Pas Lionel Messit, Samuel Umtiti dhe Jordi Alba, është tani talenti Ansu Fati që nuk ka udhëtuar me skuadrën.

16 vjeçari vuan nga një lëndim i gjurit, dhe nuk është ftuar fare për këtë ndeshje, përcjell lajmi.net.

Ndeshja mes Getafes dhe Barcelonës luhet ditën e shtune, me fillim nga ora 16:00.

Previous Next