Barcelona të jep përshtypjen se ka filluar mirë sezonin, kur e sheh menjëherë pas Real Madridit në La Liga.

Në Ligën e Kampionëve kanë një fitore kundër Interit dhe një barazim kundër Borussia Dortmundit, të dy këto skuadra rivale të forta në garën elitare evropiane.

Sidoqoftë, të gjithë bien dakord kur thonë se Barcelona nuk po luan mirë këtë sezon, dhe se nuk janë një skuadër që ka ambicie për suksese.

Sezonin e kaluar, Barcelona fitoi La Ligan, por në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve u tronditën nga Liverpool, duke përjetuar një përmbysje të rëndë të rezultatit.

Ardhja e Antoine Griezmann ishte menduar të shënonte fillimin e një epoke të re fituese për katalanët. Por, francezi ende nuk ka mbushur pritshmëritë, ose nuk ka justifikuar milionat e shpenzuara për të.

Ai ka arritur të shënoi vetëm tri gola në La Liga, por asnjë në Ligën e Kampionëve.

Më shumë se këto statistika, për formë jo të mirë të tij në fushë, flasin edhe paraqitjet. Në të njëjtën kohë, Griezmann është i shkëlqyeshëm kur luan për Kombëtaren e Francës.

Arsyeja pse Griezmann është duke luajtur dobët te Barcelona dhe shumë mirë te Franca, mund të shihet në një krahasim mes grafikëve që është bërë.

Një ‘tweet’ i bërë sjellë, në anën e majtë sjellë hapësirën e lojës së Griezmann kur luan te Franca, dhe në anën e djathë kur vesh fanellën e Barcelonës.

Nuk është e vështirë të shihet se sa pak hapësirë zë Griezmann kur luan për Barcelonën në krahasim me paraqitjet te Franca, ku trajneri Didier Deschamps i jep atij shumë liri të lëvizjes.

Previous Next