Mosmarrëveshjet mes lojtarëve dhe trajnerëve janë pjesë e lojës. Shpesh mund të arrihet edhe në një përleshje fizike dhe nëse kjo ndodh, zgjidhjet janë vetëm dy.

Ose të ndahen, dhe jo vetëm fizikisht, por edhe duke larguar njërin nga të dy nga ekipi, ose të arrihet paqja.

Në Mynih duket se kanë zgjedhur opsionin e dytë.

Sipas AS, në fakt, trajneri Niko Kovac ka vendosur t'i kërkojë falje Thomas Muller-it. Çfarë ka bërë kroati për të qenë i detyruar të kërkojë falje? Para ndërprerjes së kampionatit për ndeshjet e kombëtareve, ai ka bërë një deklaratë që befasuar vetë lojtarin dhe pjesën më të madhe të tifozëve të Bayern-it:

"Thomas do të luajë kur do të na mungojnë lojtarë të tjerë".

Me pak fjalë, ia ka bërë të qartë të gjithëve se ai e konsideronte kampionin e botës një rezervë. Gjë që ka shtyrë futbollistin të kërkojë menjëherë shitjen e tij. Një mundësi që klubi as që do ta marrë në konsideratë. Për rrjedhojë, trajneri ka qenë i detyruar të bëjë një hap mbrapa.

"Ka qenë një gabim nga ana ime. Nuk jam shpjeguar mirë. Fakti që Thomas është aktivizuar në javët e fundit tregon qartë se çfarë mendoj unë për të. Unë kam folur me të një ditë më pas dhe jemi sqaruar. Kam bërë një gabim, ndodh", ka thënë Kovac.

Siç mund të ndodhë edhe që ata që dalin kundër gjermanit të largohen nga Mynihu. Mjafton të mendosh për Carlo Ancelotti-n, mosmarrëveshjet e të cilit me Muller dhe senatorët e tjerë i kanë kushtuar vendin.

Kovac ka vendosur të kërkojë falje, por a do të mjaftojë?

Previous Next