Bernard Berisha luajti në gjysmën e parë të ndeshjes ndaj Gjibraltarit, të cilën Kosova e fitoi me rezultat 1-0, ndërsa pas takimit e ka komentuar sfidën.

“Kam luajtur pas një periudhe të gjatë dhe u mundova të jap më të mirën… Në pjesën e parë ndoshta nuk treguam lojë me pasime duke u përpjekur ta tregonim lojën individuale”, ka thënë 27-vjeçari.

Ai është shprehur i kënaqur, se megjithatë, skuadra fitoi përkundër disa pikave jo aq të forta në fazën e sulmit.

Sipas tij, lojtarët që bëjnë lojë më individuale duhet të kujdesen që t’i shërbejnë grupit dhe jo ta vënë në plan të parë individualitetin e tyre, duke kritikuar Edon Zhegrovën.

“Edoni ka talent, por ai duhet më i shërbyer grupit, kur grupi ka suksese, edhe individi dallohet”, ka deklaruar Berisha.

Mesfushori që luan te Akhmat Grozny mendon se ndoshta duhet të ketë më shumë hapësira në të ardhmen edhe te Kosova, duke qenë se luan mjaftueshëm te skuadra e tij.

Previous Next