Federata e Futbollit të Çekisë ka njoftuar se e ka anuluar shitjen e biletave në sistemin online për ndeshjen Çeki - Kosovë që zhvillohet muajin e ardhshëm.

Sipas presidentit të këtij institucioni Martin Malik kjo do të ndodhë për shkak se kjo ndeshje cilësohet si e rrezikkshmërisë së lartë.

Fillimisht ishte paralajmëruar se tifozët çek mund të pajiseshin me bileta nga dita e sotme por gjithçka është anuluar për shkaqe sigurie.

Kësisoj, tashmë tifozët çek biletat mund t’i blejnë vetëm në zyret afër stadiumit, kurse tifozët e Kosovës përmes Federatës së Futbollit të Kosovës.

”Bazuar në hulumtime, ndeshja kundër Kosovës do të jetë e rr*ezikshmërisë shumë të lartë dhe siguria do të jetë çështja primare për ne. Dua t’i kërkoj të gjithë tifozëve tanë që të distancohen nga çdo kontakt me kosovarët, veçanërisht për çështje politike, diskutime veerbale apo në distancë, koreografi, veshje etj.

Besoj që gjëja e fundit që do të dëshironim është ndëshkimi nga UEFA për Kombëtaren tonë, që do të thoshte se mund të rrezikonim pjesëmarrjen në kampionatin evropian”, deklaroi presidenti i Federatës çeke, Martin Malik.

Previous Next