Manchester United duket se nuk duron më dhe është me sytë nga merkatoja për të bërë me patjetër përforcime. “Djajtë e Kuq” kanë dy objektiva dhe sipas asaj që raporton “Mirror”, emrat janë Kai Havertz dhe Thomas Muller.

Për dyshen gjermane, drejtuesit nga “Old Trafford”, kanë bërë gati plot 125 milionë sterlina. Sigurisht që pjesa më e madhe do të shpenzohen për Havertz, për të cilin Leverkusen kërkon të paktën 100 milionë euro (86 milionë sterlina).

Nga ana tjetër, Muller duket një objektiv shumë i arritshëm, pasi 30-vjeçari e ka thënë hapur që nuk është i kënaqur në Mynih dhe kërkon të provojë një eksperiencë të re. Muller është gati i bindur, kështu që, United duhet thjesht të gjejë një marrëveshje me Bayernin, që për një ofertë gati 30 milionë sterlina, do ta kishte të lehtë ta linte të lirë gjermanin.

Previous Next