Kosova, Çekia e Anglia do të kenë sytë e kthyer kah Praga, për ndeshjen Çeki – Angli.

Në kuadër të Grupit A, me fillim nga ora 20:45, Republika e Çekisë dhe Anglia do të përballen në Pragë.

Kjo ndeshje do të ketë rëndësi shumë të madhe për anglezët, pasi me një fitore eventuale, ‘Tre Luanët’ sigurojnë kualifikimin në Euro 2020, shkruan lajmi.net

Rëndësi të madhe kjo ndeshje do të ketë edhe për Kosovën, pasi me një fitore të Anglisë, gjasat rriten maksimalisht për kalimin tutje.

Një humbje e Çekisë sot do të kërkonte nga Kosova një fitore kundër Malit të Zi, dhe minimalisht një barazim kundër Çekisë, në Pragë, për kualifikimin tutje.

Dardanët shpresojnë në kualifikimin e Anglisë sonte, në mënyrë që të marrin një shtysë motivuese për dy finalet e ardhshme, por edhe për ndeshjen e fundit kundër Anglisë.

Previous Next