Futbollisti i Gjibraltarit, Brad Power e ka bërë një gjest mjaft të mirë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Kosovës mbrëmë.

Në fakt, Power, me të përfunduar ndeshja ia ndreqi natën një tifozeje kosovare, të cilës ia dhuroi fanellën e tij.

Ky veprim i tij është përshëndetur nga Federata e Futbollit të Gjibraltarit. E për t’u përshëndetur veprimi i futbollistit është edhe nga të gjithë të tjerët.

Kosova e mposhti Gjibraltarin me rezultat minimal, 1:0, në ndeshjen miqësore që u zhvillua mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Goli i Florent Hasanit, i shënuar në pjesën e dytë ishte vendimtar në fitoren e ekipit të Bernard Challandesit.

Previous Next