Spekullimet në lidhje lamtumirën e Edinson Cavani në fund të këtij sezoni nga PSG, çdo ditë e më shumë gjejnë konfirmim në lajmet e merkatos që qarkullojnë nëpër Europë.

Kontrata e bomberit dhe ish-sulmuesit të Napolit është në skadim te kampionët në fuqi të Francës dhe PSG nuk po e mendon aspak një rinovim me uruguajanin. Ky është motive pse “Matador” është gjithmonë e më pranë një aventure të re.

Nga Anglia, më saktësisht sipas raportimeve të tabloidit “Sunday Express”, i është dhënë zë idesë së mes tre klubeve më të interesuara për sulmuesin e PSG është pikërisht edhe Manchester United.

“Djajt e Kuq”, pasi larguan Sanchez dhe Lukaku, që të dy të transferuar te Inter, tashmë janë në kërkim të një sulmuesi të nivelit të lartë dhe Cavani konsiderohet si hipoteza ideale, me uruguajanin që do të transferohej me kosto zerë në “Old Trafford”.

Previous Next