Është folur shumë për rivalitetin mes Sadio Mane dhe Mohamed Salah te Liverpool. Dy yjet e "Të Kuqve" luftojnë shpesh për të qenë golashënuesit më të mirë të klubit.

Fërkimi i fundit mes tyre gjatë fitores 3-0 kundër Burnley-t ka shtuar zërat në lidhje me një marrëdhënie shumë të mirë mes dy futbollistëve.

Zëra këto që janë përgënjeshtruar nga vetë senegalezi në një intervistë të dhënë për "Canal Plus Sport". "Ka qenë vetëm një mosmarrëveshje. Unë doja të ndihmoja skuadrën. Shikojmë shpesh rivalët tanë të City-t që shënojnë pesë ose gjashtë gola, për këtë arsye doja ta mbyllnim menjëherë ndeshjen".

"Isha i zemëruar në atë moment. Kam folur menjëherë me Momo dhe jemi sqaruar. Kur më ka thirrur trajneri situata ishte sqaruar dhe ai ka qenë i kënaqur, por edhe i befasuar nga ajo që kishte ndodhur", ka thënë Mane.

Mane ka zbuluar edhe bisedën që ka patur me Salah në atë moment: "Salahm më ka pyetur pse isha i zemëruar dhe unë i jam përgjigjur sepse nuk ma kishte pasuar topin".

"'Duhej të kishe pasuar', i kam thënë. Ai m'u përgjigj 'Nuk të pashë. Është e vërtetë, nuk kam asgjë kundër teje'. E dija se ishte e vërtetë, por më është dukur e çuditshme në atë moment. Jemi gjithmonë në garë, por nuk kemi asnjë problem".

"Madje, Wijnaldum ka bërë shaka dhe një ditë ka ardhur drejt meje dhe më ka thënë me zë të lartë 'Sadio, pse doje ta rrihje Salah'. Gjithë ekipi ka filluar të qeshë", ka përfunduar Mane.

Previous Next