Stefano Pioli ka qenë i qartë në prezantimin si trajner i Milanit.
53 vjeçari këtë javë ka marrë drejtimin e Milanit, duke zëvendësuar Marco Giampaolon.
Në prezantimin si trajner i Milanit, Pioli ka thënë se ‘Rossonerët’ duhet të kenë ide të qarta në tregun e transferimeve, duke sjellë lojtarë që kanë përvojën e duhur.
Një nga transferimet e para te Piolit te Milan, mund të jetë Javi Martinez i Bayern Munich, përcjell lajmi.net.
Mesfushori spanjoll nuk po gjen hapësira te Bayern Munich, dhe një kalim te Milan do të ishte i mirëpritur.