Lionel Messi zgjodhi golin me kokë kundër Manchester United në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2009 si golin e tij më të mirë mes më shumë se 600 që ai ka shënuar në karrierën e tij te Barcelona.

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë përshkroi se si përpjekja e vështirë ndaj Edwin van der Saar në ‘Stadio Olimpico’ të Romës ndihmoi Blaugranët “të mbyllnin ciklin”, pasi ata fituan tripletën.

Samuel Eto’o shënoi golin e parë në fitoren 2-0 nga finalja që nisi dominimin e skuadrës së Pep Guardiolës, në një ndeshje që Messi e përshkroi si “spektakolare” në një bisedë me TyC Sports.

“Golat e mi të preferuar janë më shumë sesa atraktiv; ato të cilat janë më të rëndësishme”, tha 32-vjeçari.

“Ishte në finalen e Ligën e Kampionëve dhe na ndihmoi të mbyllnim ciklin me Guardiolan dhe të fitonim tripletën, gjë që nuk e kishim bërë kurrë”.

“Ai gol rrumbullakoi një lojë spektakolare”, u shpreh argjentinasi.

Previous Next