Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë fjalë të mira për qendërmbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk.

Holandezi ka arritur të fitojë çmimin lojtari më i mirë i shpallur nga UEFA, derisa Messi ka fituar çmimin lojtari më i mirë i shpallur nga FIFA dhe të dy janë kandidatë për Topin e Artë.

Argjentinasi ka thënë se Van Dijk është mbrojtës i mirë pasi di të luaj si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.

“Është mbrojtës që e di kohën e duhur për të ndaluar sulmuesin. Është i madh dhe i shpejtë, është impresionues si në sulm edhe në mbrojtje, pasi shënon shumë gola”, deklaroi ai.

Messi ka folur në fund edhe për mesfushorin Frenkie de Jong, për të cilin beson që do të arrij të adaptohet shumë shpejt.

“Është e lehtë për të të adaptohet sepse ka ardhur nga një klub me filozofi të njëjtë. Është rritur me të njëjtën ide, me të njëjtin stil të lojës. Duhet të ndihet më i qetë, por është mirë. I pëlqen ta këtë topin, të luaj me pasime të shkurtra. Është futbollist i kompletuar”, përfundoi ai.

Previous Next