Milot Rashica e ka shpëtuar nga humbja e sigurt skuadrën e Werder Bremenit.


Ylli i Kombëtares së Kosovës i ka fituar një pikë Werderit me golin e shënuar nga penalltia.


Rashica u tregua i saktë nga 11 metra, për të barazuar rezultatin në 2:2 në minutat shtesë të takimit, kundër Eintracht Frankfurtit.


Me këtë rezultat edhe përfundoi kjo përballje, e vlefshme për xhiron e 7-të të Bundesligas.


Golin e Rashicës mund ta shikoni më poshtë.


Previous Next