Vedat Muriqi është njeriu i momentit te kombëtarja e Kosovës, por edhe klubi turk i Fenerbahces, ku po shënon rregullisht duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane, mes të cilave Interit.

Zikaltrit kanë nisur monitorimin e djaloshit nga Prizreni, ndërsa “Fcinternews.it” ka intervistuar menaxherin e zyrës “KA Sportmanagement”, Deniz Uysal, që kuron edhe interesat e Vedat Muriqit, por që ka folur me superlativa edhe për Gentian Selmanin.

Sa kërkon Fenerbahce për shitjen e Muriqit?

Nuk mund të themi shifra për momentin, pasi të gjithë klubet kanë shfaqur interes, por nuk janë futur në oferta konkrete. Kur të vijnë edhe ofertat e para reale, do të ulemi me drejtuesit për të vendosur çmimin e kartonit të lojtarit.

Në Kosovë është një yll, a mund të jetë i tillë edhe në Itali?

Në vendin e tij nuk është një yll, por një hero i të ardhmes. Duhet ty’i bëjmë komplimente trajnerit Kice, që e zbuloi dhe besoi shumë te djaloshi, ndërsa sot po shijojmë rritjen e tij nga dita në ditë.

Keni futbollistë të tjerë, që janë gati për t’u lancuar?

Po, është një portier shumë i talentuar, që quhet Gentian Selmani. Është grumbulluar tashmë me Kombëtaren Shqiptare dhe është vërtetë i zoti. Jam i sigurt që do të bëjë rrugë të gjatë.

Previous Next