Xherdan Shaqiri thotë se është ‘i pakënaqur’ me rolin e tij rezervist te Liverpool, por insiston se ai nuk ka asnjë problem me menaxherin Jurgen Klopp.


Reprezentuesi zviceran, i blerë nga Stoke, nuk është paraqitur në asnjë ndeshje deri tani këtë sezon dhe ka startuar vetëm një ndeshje që nga janari.


Me Mohamed Salah dhe Sadio Mane në super formë si dhe aktivizimi i shpeshtë i Origit, i ka pakësuar shanset e 27-vjeçarit për të siguruar një vend në formacionin e ‘Të Kuqëve’, përcjell lajmi.net.


“Sigurisht që jam i pakënaqur që nuk luaj më shpesh”, i tha Shaqiri Schweizer Illustrierte.


“Nëse ky nuk është reagimi i një profesionisti, ai është në punë të gabuar. Klopp nuk mund të diskutojë personalisht rolin e secilit lojtar, është normale”.


“Ne kemi një skuadër të madhe, të talentuar dhe shumë duhet të presin shansin e tyre”.


“Unë kurrë nuk kam pasur problem me trajnerin. Ai e di se unë jam gati”, potencoi ai.

Previous Next