Ole Gunnar Solskjaer pretendon se nuk ka nevojë për “sigurime” nga bordi i Manchester United në lidhje me të ardhmen e tij dhe thotë se ka para që ai të shpenzojë në janar.

Shumë jashtë ‘Old Trafford’ kanë filluar të bëjnë pyetje mbi përshtatshmërinë e trajnerit norvegjez për një rol menaxherial të profilit të lartë.

Me United që vazhdon të luftojë për qëndrueshmëri, është raportuar se mund të ketë një ndryshim menaxheri në mes të sezonit.

“Të gjitha bisedimet që kam pasur me pronarët, me Ed Woodward dhe klubin kanë qenë për mua që të kem një kontratë tre vjeçare”.

“Ne po planifikojmë diçka afatgjatë. Mua më është dhënë puna dhe nëse humbni një lojë ose dy, nuk prisni që me një thirrje t’ju jepet garanci”.

“Por ne filluam me një plan dhe një plan rekrutimi është në vend. Unë jam 100 përqind i sigurt nga koha ime këtu se struktura është e drejtë sepse gjithmonë është menaxheri që e ka fjalën e fundit”, tha ai për Sky Sports.

Previous Next