Një lajm i papritur vjen nga Manchesteri, aty ku djali i Wayne Rooneyt mund të firmosë për rivalët e United.

Kai Rooney do të rikthehet në futbollin anglez, ashtu si babai i tij që do të lërë Amerikën për t'u rikthyer në shtëpi.

Emri i 9-vjeçarit është shënuar ne listën e City-t dhe United dhe të dy klubet mund të kenë derbi për djalin e ish-sulmuesit të "Djallit".

Rooney do të kthehet në janar në Angli dhe do të luajë për Derbyn në Championship.

Djali i tij i madh do të vazhdojë me futbollin, pasiu në Amerikë luajti për Bethesda Soccer Club, ndërsa tani mund të luajë me Manchester City-n.

Previous Next