Trajneri i Malit të Zi, Faruk Hadzibegic shprehet mjaft i lumtur që stadiumi në Prishtinë mban emrin e shokut të tij, Fadil Vokrri.

Hadzibegic ka ardhur në Kosovë bashkë me lojtarët e Malit të Zi për ndeshjen e nesërme ndaj ‘Dardanëve’, e cila zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian Euro 2020.

Tekniku i Malit të Zi ka zbuluar se ka qenë mik me Fadil Vokrrin gjatë kohës kur kanë luajtur për Malin e Zi.

“E kam njohur Fadil Vokrrin kur kemi luajtur për Jugosllavinë. Kemi qene miq në Francë dhe është pozitive që stadiumi mban emrin e tij. Cdoherë në këtë stadium ka pasur shikues dhe nuk do të befasohem nëse do të ketë shumë shikues edhe nesër në stadium”, tha fillimisht Hadzibegic.

“E kemi bërë analizën. Nuk ka pesimizëm në ekipin tonë. Fokusi jonë është Liga e Kombeve pasi jemi ekip i ri. Atomsfera do të jetë e zjarrtë në stadium pasi Kosova ka gjasa për kualifikim. Do të jetë një test i mirë për neve dhe do të shkojmë të nxjerrim më të mirën”, përfundoi ai.

Previous Next