Trajneri i Turqisë, Senol Gunes, ka folur para ndeshjes që ekipi i tij do të luajë ndaj Francës. Numri një i turqve u ka kërkuar tifozëve të vendit të tij të tregohen të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve. Goli që i dha fitoren ndaj Shqipërisë shkaktoi polemika të shumta, pasi futbollistët turq festuan me përshëndetje ushtarake. Ata nderuan ushtarët e tyre që kanë nisur bombardimet në Siri. Numri një i stolit u shfaq pak kontradiktor me deklaratën e tij.

"Unë pres një ambient të qetë në Francë. Ndonjëherë ka provokime në stadium, por u drejtohem tifozëve turq: nëse ata vijnë për të parë një lojë, është vetëm për t'u argëtuar. Unë dua që të dy ekipet të duartrokiten, madje edhe Franca. Futbolli është për të bashkuar popujt", - tha aqi. nënvizoi ai.

Gunes komentoi më pas dhe festimin pas golit kundër Shqipërisë. "Unë nuk dua të flas për politikë, por djemtë tanë mund të jenë ushtarë. Nuk do të doja që dikush të vdiste. Ne i mbështesim ushtarët tanë, por unë jam kundër çdo lloj dhune", - tha tekniku.

Previous Next