Klubi nga Serbia, Mlladi Radnik nga Pozharevci, klub që vjen nga qyteti i k*riminelit Sllobodan Millosheviqi, të shtunën futet në Kosovë dhe zhvilloi ndeshjen ilegale me Trepçën fantome që ka një farë kryetari Milan Radojçiq!

Turp o turp apo skandal i madh, në protokollin që ka publikuar klubi Mlladi Radnik, shkruan se ndeshja u luajt në stadiumin e qytetit në Zhitkov, vend afër Zveçanit!

Klubi nga Serbia raporton me krenari që u fut në Kosovë dhe ka luajtur ndeshjet në kuadër të Republikës së Serbisë, duke barazuar me rezultat 2:2!

Askush nuk e ka të qartë se nga janë futur në Kosovë, me makina private apo rrugëve qarkore (nëpër male), kryesorja ata e luajtën ndeshjen ilegale, dolën pa ther në këmbë dhe tani shesin mend.

Previous Next