Barcelona ka shënuar fitoren e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve të martën, duke e mposhtur Interin me përmbysje të rezultatit, 2:1.


‘Zikaltërit’ patën një fillim të mbarë kur shënuan për 0-1 në minutën e 3’ të ndeshjes.


Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë.


Derisa skuadrat po bëheshin për të dalë në fushë për pjesën e dytë, Messi ua mbajti një fjalim shokëve të skuadrës, për t’i motivuar për përmbysje.


“Ne nuk do të çmendemi, ne do të dalim atje dhe do të bëjmë edhe më shumë presion”, u tha Messi bashkëlojtarëve, moment ky i kapur nga kamerat, raportojnë mediet spanjolle.


Fjalët e Messit ishin motivim, pasi Barcelona në pjesën e dytë përmbysi gjithçka.

Previous Next