Pasi u mundua në verë të nënshkruante me të, Zinedine Zidane pati mundësinë të takohej me mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba, në Dubai.

Trajneri francez ndoqi një konferencë për inteligjencën artificiale në qytetin arab, ndërsa bashkëkombësi i tij udhëtoi atje për të vazhduar riaftësimin e lëndimit në kyçin e këmbës.

Gazeta “Daily Mirror” publikoi një fotografi të të dyve, teksa kishin një bisedë të qetë, e cila nxit spekulimet për lëvizjen e mundshme të Pogba te “Los Blancos” në të ardhmen.

Zidane u përpoq të nënshkruante me patriotin e tij, kampion bote në "Rusia 2018", gjatë verës, por “Djajtë e Kuq” refuzuan të hynin në negociata, megjithëse agjenti i lojtarit, Mino Raiola, e bëri të qartë se klienti i tij mezi pret të përballet me një sfidë të re, larg nga “Old Trafford”.

Previous Next