Real Madrid ka një situatë të paqartë në tregun e transferimeve.

Derisa drejtuesit e klubit po ndjekin Christian Eriksen, trajneri i tyre, Zinedine Zidane, ka treguar se zgjedhja e tij e preferuar për të forcuar mesfushën është Paul Pogba, përcjell lajmi.net.

Reprezentuesi francez i transferuar te Manchester United në vitin 2016, është i pavendosur për të ardhmen e tij, ndërsa në verën e fundit ka qenë shumë i përfolur për largim.

ESPN raporton se Zidane dëshiron që Pogba të transferohet në Bernabeu, duke shtuar se edhe francezi mezi pret që të transferohet në kryeqytetin spanjoll.

Previous Next