Cristiano Ronaldo ka reaguar pas gjithë asaj që ndodhi në ndeshjen e mbrëmshme mes Juventus dhe Milan.

34-vjeçari u zëvendësua nga Paulo Dybala në minutën e 55′ gjatë ndeshjes së Juve në Serinë A me AC Milan dhe menjëherë shkoi drejt tunelit pasi doli nga fusha.


Raportet në Itali sugjerojnë gjithashtu që Ronaldo u largua nga stadiumi tre minuta para përfundimit të ndeshjes – të cilën Dybala e vulosi përfundimisht me një gol të minutës së 77′, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, me gjasë ajo çka ndodhi dje ka mbetur pas krahëve nga ylli portugez pasi sapo ka postuar një foto në Facebook, duke lënë të kuptohet se gjithçka ishte e momentit.

”Ndeshje e vështirë, fitore e rëndësishme”, ka shkruar ai në Facebook.


Previous Next